Për incidentin e ndodhur ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shëngjin ku një simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim u dhunua pranë një qëndre votimi Ora News Sot ka publikuar njw video.
Rreth kësaj dhune policia dhe prokuroria ka shpallur në kërkim Samuel Ndokën, Danjan Ndokën dhe Gentian Markun, të cilët ende janë në kërkim nga blutë.
Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e incidentit ku shfaqen të tre dhunuesit, të cilët sapo mbërrijnë pranë qendrës së votimit godasin me grushte Florian Dushkun.
Nga pamjet filmike shihen qartë se dy prej autorëve mbajnë dhe pistoletë, me qytën e së cilës shihet se kanë goditur Dushkun. Një prej tyre ka qëlluar në ajër me pistoletë, për tu larguar me pas nga vendi i ngjarjes me një automjetet.
Pamjet të cilat i disponon dhe policia janë fiksuar nga një biznes pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërsa shërbejnë si provë për policinë dhe prokurorinë që kanë nisur hetimet. (J.V/Shuplaka)