02:20 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dalin argumentet e gjykatës, zbulohen gabimet në hetim që shpëtuan Mark Frrokun nga akuza për vrasje

17:02 | 16/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin argumentet e gjykatës, zbulohen gabimet në hetim që shpëtuan Mark Frrokun nga akuza për vrasje

Gjykata e Tiranës ka zbardhuar arsyetimin e vendimit që shfajësoi nga akuza e “vrasjes me paramendim” ish-deputetin e Partisë Socialiste Mark Frroku. 

Gjykata analizoi në detaje të gjitha provat e marra gjatë shqyrtimit, duke dalë në përfundimin se i pandehuri nuk ka lidhje me krimin e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, ku u vra emigranti shqiptar Aleksandër Kurti.

Mark Frroku nuk shpëtoi me tre akuzat e tjera, atë të “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të paligjshëm”. Ai u deklarua i fajshëm për tri akuzat e fundit dhe u dënua me 7 vjet e 6 muaj heqje lirie.

Si erdhi pafajësia

Trupi gjykues vërente mangësi të theksuara në hetimin e kryer për ngjarjen e vitit 1999 në Belgjikë nga autoritetet belge të drejtësisë në analizë të provave të shqyrtuara në proces, atyre shkresore dhe atyre me dëshmitar. Sipas gjykatës, nuk ka një akt që të provojë si është administruar nga policia një thikë, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Po ashtu, nuk është vërtetuar nëse kjo është arma e krimit, nuk u është bërë ekzaminim njollave të gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Duke iu referuar dëshmive të administruara në proces, gjykata vlerëson se ka pasur një përleshje mes viktimës dhe autorit, por nuk qartësohet se kush e ka nisur përleshjen, apo kush e ka pasur thikën, raporton Panorama. 

Sipas gjykatës, nuk provohet as pretendimi i Prokurorisë për motivin e vrasjes, atë të lidhjes së viktimës me një prostitutë shqiptare në Bruksel. Trupi gjykues sqaron edhe mosshqyrtimin e dëshmive të dhëna në shtetin belg nga dëshmitarë anonimë të paidentifikuar.

“Nuk është vërtetuar dhe provuar ‘jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm’ se i pandehuri Mark Frroku e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi nuk u provua përfshirja e tij në ngjarje, rolin që ai ka pasur në të, motivin e tij për të qenë pjesë e ngjarjes, por nuk u provua as mekanizmi, dinamika e ngjarjes, madje as vërtetuar shkencërisht arma e krimit”,- theksonte gjykata.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: gjykataMark Frroku
Pas

Aurela Gaçe pas vdekjes së 16-vjeçares: Këndofsh atje lart me ëngjëjt, në këto raste edhe fjalët mbarojnë

Para

Arben Frroku ekstradohet në Shqipëri, gjykata e Hollandës pranon kërkesën

Para
Arben Frroku ekstradohet në Shqipëri, gjykata e Hollandës pranon kërkesën

Arben Frroku ekstradohet në Shqipëri, gjykata e Hollandës pranon kërkesën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.