Në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi” më datë 9 do të zhvillohet përballja mes kombëtares shqiptare dhe Italisë.
Për këtë ndeshje vlefshme për Botërorin “Rusi 2018, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka filluar shitja e biletave.
FSHF thotë se, “Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org”, thuhet në njoftim.
Kombëtarja e Shqipërisë renditet në vendin e tretë në grupin G me 13 pikë, pas Spanjës së vendit të parë me 22 pikë dhe Italisë së vendit të dytë me 19 pikë, dhe duke lënë pas Izraelin me 9 pikë, Maqedoninë me 7 pikë dhe në vend të fundit Lihtenshtejnin me 0 pikë.
(S.SH/Shuplaka)