Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e diel ne qytetin e Gramshit ku një automjet tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi Algert Mine, ka shpërthyer në lëvizje.
Burime nga policia bëjnë me dije se në kroskotin e makinës ka pasur lënde plasëse, e cila në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer duke shkaktuar edhe demtimin e dy vëllezërve që ndodhenin në makinë Algert dhe Erld Mine.
Policia nxitoi të jepte një njoftim të përciptas në lidhje me ngjarjen duke e cilësuar si aksidentale.
Ne njoftimin e policise thuhet se, “në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve”.
Por ne fakt nga burime pranë policisë mesohet se dy të rinjtë nuk janë aq të pa njohur për policinë, merren me aktivitete të paligjshme siç janë lojrat e fatit dhe lendet narkotike, kanë një mbështetje të madhe nga drejtuesit e komisariatit të Gramshit. Nga po këto burime mësohet se ende nuk ka një hetim të thelluar pse këta të rinj lëviznin me lëndë shërthyese në kroskotin e makinës, ku e kanë marrë dhe ku po e dërgonin atë.
Nuk është hera e parë që policia përpiqet të mbulojë dhe të minimizojë ngjarje të rënda, duke I cilësuar si aksidente apo incidente pa dashje.
Discussion about this post