Dalin detaje të reja për producentin e njohur të Holliwood-it, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht punonjëset femra që punonin tek kompania e tij.
Këtë radhë janë aktoretv e famshme dhe Angelina Jolie që akuzojnë Harvey Weinstein për n.
Paltrow i tha ‘The New York Times ” se ishte vetëm 22 vjeçe kur Weinstein e ftoi në dhomën e tij të hotelit ku filloi ta ngacmonte seksualisht.
Unë isha fëmijë dhe tepër e ngurtësuar,” i tha Paltrow “The New York Times” për incidentin.
Ajo refuzoi ngacmimet e tij duke i treguar të dashurit të saj të asaj kohe Brad Pitt-it çfarë kishte ndodhur. Ky i fundit u përball me të dhe Weinstein menjëherë pas kësaj e kërcënoi Paltrow se nëse do t`i tregonte dikujt tjetër për incidentin do ta vriste.
Ndërsa nga ana tjetër Jolie rrëfeu se Weinstein e kishte ngacmuar seksualisht në fund të viteve 1990. “Unë kam patur një përvojë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time dhe si rezultat, zgjodha të mos punoj më me të “, tha ajo.
Ndër akuzat e ngritura kundër producentit të filmit janë se ai i detyronte gratë ta masazhonin atë dhe ta shikojnin më pas të zhveshur. Në këmbim të favoreve seksuale, ai premtonte ti ndihmonte në avancimin e karrierës së tyre raporton BBC News.
Sipas “The Guardian”, javën e kaluar thuhej se Weinstein kishte gjetur të paktën tetë vendbanime me gratë që ai kishte ngacmuar seksualisht të cilat ai do t’i ftonte në dhomën e tij të hotelit nën maskën e punës dhe pastaj t’i përshëndeste ato i zhveshur.
Një numër aktorësh shprehën menjëherë mbështetjen për femrat që mendohen të jenë viktima të tij.
(B.N/Shuplaka)