Kanë dalë detaje të reja mbi takimin e zhvilluar mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve në frontin opozitar.
Fax News raporton se nesër pritet që opozita të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do kërkohet dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj.
Mësohet gjithashtu se paralelisht, opozita do bllokojë komisionet parlamentare njësoj siç ndodhi ditën e sotme.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë në mbledhje se opozita nuk do lejojë një seancë normale ditën e enjte.
Në komisione pritet të kërkohet njësoj si sot, dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.
(F.G/Faxweb.al)