Kryesia e Partisë Demokristiane e Nard Ndokës ka zbardhur emrat e parë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit.
Në një njoftim për mediat, PDK thotë se Tonin Alia do të kandidojë në Tiranë, si edhe Mehmet Repshe, Salvador Kaçaj dhe Frrok Gjini.
“Kanë ardhur propozimet e para nga disa Qarqe dhe konkretisht nga Qarku Tiranë, z. Tonin Alia, inxhinier i talentuar, President i Kompanisë Ardeno, ish kandidat kryesor i PDK në zgjedhjet parlamentare 2013; nga Qarku Durrës, z. Mehmet Repshe, biznesmen i suksesshëm, menaxher i zoti dhe i respektuar e i dashur në komunitetin ku punon dhe banon; nga Qarku Lezhë, z. Salvador Kaçaj, ish. Kryetar i Komunës Shëngjin i cili e drejtoi me shumë sukses, komunikues dhe i dashur me njerzit, puntor i pa lodhur në të gjitha përgjegjësit që merr përsipër; nga Qarku Shkodër, z. Frrok Gjini, ish deputet i kuvëndit të Shqipërisë, shumë i dashur dhe komunikues me njerëzit dhe me kontribute te respektuara në zonën që ka përfaqësuar. Proçesi vazhdon në të gjitha Qarqet dhe jemi të hapur për të gjithë ata individë edhe jashtë strukturave të PDK-së që me vullnet të lirë dhe përgjegjësi qytetare të bëhen pjesë e përfaqësimit të Altenartivës Demokristiane në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë”, shkruhet në deklarata. (M.D/ Shuplaka)