Xhani De Biazi ka bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e së premtes kundër Italisë ku humbëm 2 me 0.
Edhe pse reshtimi mbetet i njëjtë, 4-5-1, ka disa risi në emrat që do të zbresin në fushën e “Elbasan Arenës” për miqësoren me Bosnjë-Hercegovinën në orën 18:00.
Risia më e madhe është lojtari Albi Alla, i cili do të luajë ndeshjen e parë me Kombëtaren në grumbullimin e tij të parë.
Ndryshime ka edhe në sulm, ku Hyka dhe Llullaku në krahë do të mbështesin Bekim Balajn.
(M.D/ Shuplaka)
vijon…
Discussion about this post