Gjatë ditës së sotme disa persona të paidentifikuar i vunë flakën automjetit të një biznesmeni në Korçë, si edhe iu dëmtuan disa makina të tjera.
Mbrëmjen e sotme, kanë dalë edhe fotot nga vendgjarja, ku shihet qartë se si janë katandisur automjetet e lëna në varrezën e biznesmenit Anesti Zguro.
Kujtojmë se pak orë pas ngjarjes, biznesmeni Anesti Zguro ka kërkuar mbrojtje nga policia pasi ndjehet i rrezikuar.
Në polici ai ka deklaruar se dëmi që i është shkarkuar nga djegia e makinës shkon në disa milionë lekë dhe ka treguar edhe dyshimet e tij se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarje. Sipas tij shkak është konkurenca.
“Dëmi shkon në disa milonë lekë. Më kanë djegur një mjet kamion dhe janë dëmtuar dhe thyer të gjitha mjetet e tjera. Ndihem i kërcënuar. Dyshoj që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. Kërkoj mbrojtje nga policia.”. ka deklaruar biznesmeni.
Biznesmenit 52-vjeçari i kanë djegur një mjet kamion të vjetër, të pa rregjistruar, si edhe i kanë dëmtuar disa mjete të tjera të cilat i shiste për pjesë këmbimi, pasi ai zotëronte një ambient që shërbente si stallë bagëtish por edhe si varrezë makinash. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2551″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]