Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje, tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar në amientet e Kuvendit.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme një bodigard e shoqëron Hajdarin kudo.
Hajdari deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit.
Faktin që Hajdari mund të merrej në mbrojtje e paralajmëroi seancën e të hënës dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili tha se kishte njoftuar ministrinë e brendshme për kërcënimin ndaj deputetes demokrate.
Një nga të dyshuarit kryesorë, të paktën mediatik, për kërcënimin e Hajdarit ka qenë Korab Lita, pasi mes tyre ka pasur përplasje të vazhdueshme për kryesimin e grupit demokrat në Kuvend. Mirëpo i pyetur drejtpërdrejtë nga mediat për këtë akuzë, Lita e ka mohuar duke thënë se me Hajdarin janë vetëm kolegë.
“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet, kanë ardhur persona në zyrë dhe më kanë kërcënuar. Merrni masa para se do të ketë viktimë në këtë Kuvend, asnjë deputet të mos hyjë pa u kontrolluar mirë, duhet të jemi seriozë”, u shpreh Hajdari seancën e së hënës në Kuvend.