Dalin pamjet e arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj u arrestua dje pasdite nga policia franceze, në aeroportin e Bazelit. Në videon duken qartë pamjet e arrestimit të Haradinajt i cili u ndalua në aeroportin e Bazelit pas urdhërarrestit ndërkombëtar në ngarkim të tij, të shpallur nga Serbia.
Ai aktualisht po mbahet në një stacion policor në Francë dhe mediat raportojnë se fati i tij do të vendoset sot, nëse do të lirohet apo të do të ekstradohet për llogari të Serbisë, shkruan koha.net. (J.V/Shuplaka)