Pak minuta pas aksidentit të rëndë në Devoll, kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit në fshatin Progër të Devollit.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, mbi të cilin udhëtonin dy personat që humbën jetën, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende.
Një prej viktimave mësohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër nuk mundi të mbijetonte dot gjatë kohës kur ishte duke u transportuar drejt spitalit.
Sipas informacioneve të ‘’Shuplakës” dy personat kanë qenë duke udhëtuar pa kaskë me motor në momentin që ka ndodhur përplasja fatale.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
DETAJET PARAPRAKE:
Më datë 28.09.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër një mjet tip “Benz” me targë AA501HV, me drejtues shtetasin P.G, rreth 55 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një mjet motorr me të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët për pasojë kanë gjetur vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(D.D/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2861″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=GVJ25US7p-A&feature=youtu.be