Kanë dalë detaje të reja nga personi që mbeti i plagosur nga ana e policit të shqiponjave mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi i plagosur është Orges Bilbili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda të ndodhur në qytetin e Lushnjes.
Orges Bilbili së bashku me Leart Haxhiun, të dy personazhe të njohur me precedentë penalë akuzohen për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.
Bilbili është pjesë e bandave kundërshtare me Aldo Baren, edhe pse prej tre vitesh në kërkim, ai udhëtonte lirshëm në Tiranë.
Këto janë dhe fotot, ku Bilbili shihet i shtrirë në tokë:
Më herët ishte drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, i cili tha se dyshimet ishin që personi i plagosur nga polici, ishte me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim. Bilbili jo vetëm që nuk kishte ndaluar, por kishte drejtuar dhe armën në drejtim të punonjësit të policisë.
Rebani Jaupi: Një punonjës policie që i ka kërkuar dokumentet një qytetari, nuk i është përgjigjur, në momentin kur e ka pyetur se çfarë kishte në çantë ai ia ka mbathur.
Qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, polici ka qëlluar në ajër. Qytetari ka lëvizur përsëri me vrap, dhe kur e ka lajmëruar sërish, qytetari ka kanosur policin. Polici e ka plagosur personin në pjesën e këmbës. Në afërsi të kësaj skene ka qenë dhe një qytetare, që po ashtu ka mbetur e plagosur.
Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë.
Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale.
https://www.faxweb.al/lajm-i-fundit-polici-plagos-dy-persona-ne-tirane-mes-tyre-dhe-nje-qytetare-te-pafajshme-po-ndiqte-nje-kriminel-video/
(E.K/Faxweb.al)