Dalin përpara Gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, Babe e bijë të akuzuar për vrasje e Kudret Saliaj, mesditen e së premtes në një lokal në gjykaten penela. Prokuroria do kërkojë arrest me burg per to. Për babë e bijë janë ngritur 4 akuza.
Përkatësisht, babë e bijë akuzohen për: vrasjen e funksionarëve publikë, pas në vendngjarje mbeti i plagosur edhe ish prokurori dhe avokati Adriatik Cama, armëmbajtje pa leje, vrasja për shkak të marrëdhënies familjare dhe vrasja në rrethana cilësuese.
Arrestimi i Dhurata Saliajt ka ardhur më vonë, pas zbardhjes së detajeve të ngjarjes dhe pamjeve ku ajo shfaqet duke mbajtur armën me të cilën u krye krimi duke ja dhënë më pas të atit të saj Mexhit Picari i cili kreu vrasjen.
Ngjarja tronditi kryeqytetin në javën që lamë pas. Dhurata Saliaj ishte në proces divorci me viktimën Kudret Saliajt dhe ditën kur ndodhi vrasja ishte seanca e fundit ku do të merrej vendimi. Debatet e shumta çuan në përshkallëzimin e situatës deri në vrasjen e Kudret Saliajt.