Ishin të vështira për t’u besuar por që fotot e mëposhtme vërtetojnë gjithçka nga ato çfarë thanë disa nga protestueset e ‘Unazës së Re’ përprara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku Bernd Borchardt, ambassador i OSBEE në vendin tonë kishte ngirut gishtin e mesit në shenjë fyerjeje në drejtim të tyre kur njëri nga protestuesit kishte thirrur “Rama Ik”
Në foto shihet qartë Borchardt në sghoqërinë e një zonje në krah, por që pa llogaritur asgjë, madje në mungesë të rëspektit të plotë edhe ndaj shoqërueses së tij, ngre lart gishtin e mesit, duke fyer dhjetra gra që këërkojnë lirimin nga qelitë të burrave dhe djemve të tyre.
Një deklaratë e pazakontë është bërë nga një protestuese që mbërriti në ambinetet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, menjëherë pasi u mësua se 8 persona janë arrestuar se morën pjesë në protestën tek Unaza e Re.
Ajo tha se teksa po kalonta pranë tyre ambasadori Bernd Bochardt, dikush nga protestuesit kishte thirrur “Rama Ik”, ndërsa zyrtari i BE-së në vendin tonë sipas saj, kishte ngritur gishtin e mesit në drejtim të tyre.
“Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.” (Lexo te plote)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post