Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë ceremonisë së diplomat të studentëve të Mjekësisë, ku ishte i pranishëm edhe kryeminstri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.
Por fjala e kryeministrit, u ndërpre në dy raste nga të pranishmit në sallë. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri.
Por studenti vijoi duke iu kundërvënë kryeministrit, të cilit i thotë: Qeveri e krimit, na duhen bileta për arratisje dhe a e dini se studentët që diplomohet sot janë vetëm të pasur.
E ndërkohë që kryeministri Rama bënte thirrje që të riut ti japin një recetë, garda ka ndërhyrë duke e marrë me dhunë që ta nxjerrë jashtë të riun që i prishi qetësinë kryeministrit.
Në video shihjet qartë teksa i riu po debaton në sallë me kryeministrin, garda përpiqet që ta nxjerrë jashtë, duke e kapur me forcë.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post