Kamerat e sigurisë kanë nxjerrë pamjet e reja nga momenti tmerrues kur ekstremisti islamik sulmoi nga mbrapa një oficere grua në aeroportin Orly të Parisit përpara se t’i merrte armën.
Pamjet e sulmit të së shtunës tregojnë një person i cili kap nga shpatullat oficeren pasi hodhi në tokë një çantë. Agresori, Ziyed Ben Belgacem, u qëllua për vdekje brenda 3 minutave gjatë sulmit të oficeres.
Incidenti shkaktoi panik dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës.
Pamjet e siguruara nga Associated Press, tregojnë 39-vjeçarin që përpiqet t’i marrë armën oficeres, por u vra përpara se të hapte zjarr. (M.D/ Shuplaka)