Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme në Urgjencën e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku vizitoi efektivët e plagosur në përplasjen me protestuesit e “Astirit”, ka pasur dhe një incident.
Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediet është sulmuar nga disa prej banorëve, njëri prej të cilëve qëllon me këpucë në drejtim të tij.
Pas këtij incidenti policia ka shoqëruar dhe disa perona. Në një video të siguruar nga Fax News duke që policia ka shoqëruar forcërisht personat të cilët qëlluan ndaj Ramës me këpucë.
Banorët e “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan sot para Parlamentit, protestë e cila eskaloi në dhunë.
Pas kësaj ka ndërhyrë policia, e cila ka formuar një gardh për të mbrojtur Kryeministrin di dhe kanë shoqëruar disa protestues që tentuan të godasin atë.