Një shtetas i huaj është mbytùr në lumin Buna, në afërsi të fshatit Darragjat në Shkodër. Ngjarja u raportua pasditen e sotme ku marokeni me letra franceze ishte së bashku me një shok të tij.
Ai hyri për tu larë në lumin e Bunës dhe për pasojë ka humbur jetën. Miku i tij njoftoi menjëherë pòlicinë për të kërkuar ndihmë.
Ndërkohë po punohet për të nxjerrë trupin e të mbytùrit nga lumi.
Informacion paraprak: Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se áksidentalisht është mbytùr në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime së bashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post