Një avion rus me 71 persona në bord u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Moskes. Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Orsk në Urale kur u zhduk nga radarët.
Një burim i shërbimeve të emergjencës tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se avioni ishte rrezuar dhe se nuk kishte asnjë shpresë për të mbijetuar.
Sipas një agjencie tjetër lajmesh në Rusi, avioni u zhduk nga radarët, 2 minuta pasi u largua nga aeroporti i Domodedovos.
Ekipet e shpëtimit janë nisur në këmbë në vendngjarje, pasi është i pamundur udhëtimi me automjete.
(M.Q/Fxaweb)