Pamjet nga átentati máfioz ndaj Hekuran Billës të siguruara nga Fax News tregojnë momentin kur makina e autorëve i kalon pranë automjetit tip BMW X6 dhe e qèllon me plùmb në kokë. Billa humbi menjëherë ndjenjat dhe automjeti i tij u pèrplas me një bordurë në trotuar.
Pas ekzèkutimit, duket se vrásësit u kthyen mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së Madhe. Automjeti me të cilin dyshohet se është bërë vrásja u gjet më vonë i djègur në Prezë. Atèntati máfioz ndodhi mbrëmjen e kaluar në afërsi të një zone ku kishte ende lëvizje. Të trònditur nga ngjarja dhe në tèntativë për ti shpëtuar plùmbave, edhe shoferët e automjeteve të tjera duket se e humbin kontrollin dhe pèrplasen me njëri-tjetrin.
Mbeten të paqarta motivet e ekzèkutimit të Billës por hákmarrja mbetet pista kryesore e dyshimit. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzèkutuar Prel Markun me plùmb në ballë, në atë kohë 22 vjeç. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet pròstitucioni në Angli.
Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qèlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Për këtë krím, u shpall fajtor për tre akùza për vràsje në tentativë dhe vràsje të Prel Marku, dhe u dènua me bùrgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.
Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrárë një person të identifikuar si Prel Marku. Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.