Mbrojtësi i Arsenalit është detyruar të bëjë edhe mbrojtësin e jetës së tij në Gusht të këtij viti. Siç u publikuan sot për herë të parë pamjet, ngjarja ka ndodhur në verë ku lojtari i Arsenalit u ndoq nga dy persona deri në shtëpinë e tij dhe në një moment ata i futen në garazhin e tij duke e kërcënuar me një shkop bejsbolli.
Shpërthen ish ylli i United: Topi i Artë, vjedhje. Shpikën një çmim për Lewandowskin
Grabitësist kishin shënjestruar makinën Mercedes të lojtarit që kushtonte 45 mijë Paund e jo vetëm pasi I kërkuan edhe telefonin dhe orën e tij të shtrenjtë.
Mbrojtësi Gabriel në momentin që do të futej në banesë detyrohet të kundërpërgjigjet duke e goditur njërin prej grabitësve të cilit I heq dhe kapuçin dhe pikërisht testi AND në kapuç ka identifikuar autorin si Abderaham Muse i cili më pas u dënua me 5 vite burg.
Vetëm sot pamjet e marra nga garazhi i banesës u publikuan teksa vetë Arteta deklaroi se klubi i ka qëndruar pranë lojtarit Brazilian për ta kaluar këtë situatë.