21:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën, Manastirliu: Procesi transparent

10:40 | 01/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau gruan dhe bindi mjekun të dukej si vdekje natyrale, vihet në pranga burri

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas korigjimit të testeve menjëherë pas konkursit, dolën rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të qarkut të Tiranës.

Kandidatët që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën  http://www.infermierepershqiperine.al​ u testuan të shtunën në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim.

Vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nag rezultati i testit me shkrim”.

Teza u hartua nga një komision i përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë elaboruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky process prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra.

Testi ishte “I verbër” dhe vetëm pas korigjimit, në prezencë të komisionit, teza clirohet nga barcodi dhe rezultatet e sakta janë online.

Ecuria e procesit

Menjëherë pas shpalljes së platformës www.infermierepershqiperine.al kandidatët e interesuar aplikuan online dhe cdo hap i procesit ka patur transparencë maksimale.

2450 aplikues u regjistruan në platformë për të konkuruar për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin.

Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.

U ndoqën të gjitha procedurat e ankimimit dhe verifikimit të dokumentacionit dhe komisionet e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale verifikuan cdo ankesë. Në përfundim të procesit, para fillimit të testimit të parë të Tiranës, nga 1706 kandidatë ankesat kanë qenë zero!

Pas Tiranës, testimi do të kryhet në Shkodër me datë 3 Prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datë 4 Prill për qarqet Elbasan, Korcë dhe Berat.

Me datë 5 Prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.

Etiketa: infermiere
Pas

Arrestimet në Kukës, reagon Berisha: Terror i egër banditesk nga Rama-Xhafa në Kukës!

Para

Festa e Pashkëve, si kanë zgjedhur që të urojnë Meta, Rama dhe Basha

Para
Me nga një foto, si e urojnë Ditën e Verës: Meta, Rama dhe Basha

Festa e Pashkëve, si kanë zgjedhur që të urojnë Meta, Rama dhe Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.