07:18 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dalin shifrat e frikshme, 1671 kërkesa për divorce vetëm në Gjykatën e Tiranës

15:37 | 03/10/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin shifrat e frikshme, 1671 kërkesa për divorce vetëm në Gjykatën e Tiranës

Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, në harkun kohor të 9 muajve janë depozituar në total 1671 padi për zgjidhje martese. Koha e shqyrtuar është nga 1 janari deri më 2 tetor 2018. Ndër to, 461 janë të përfunduara. Pjesa tjetër, më shumë se 70 % e çështjeve të ardhurave këtë vit për zgjidhje martese janë ende në shqyrtim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paditë për zgjidhje martese në 9 mujorin e 2017 ishin 1563, ndër të cilat 447 çështje të zgjidhura. Ka një rritje të numrit të kërkesave për divorc me rreth 7 %.

Edhe paditë për pension ushqimor janë në total 26, ndër të cilat vetëm 8 çështje janë përfunduar. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar. Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Në kategorinë e çështjeve gjyqësore që i përkasin çështjeve familjare, janë më rritje numri i lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, në total për 9 muaj kanë arritur 725 të tilla, ndër të cilat vetëm 27 janë çështje të përfunduara. Vitin e shkuar numri total i tyre ishte 570, ekzekutimi i të cilave ishte më pak se 20.

INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa. Avokatja e çështjeve civile e familjare av. Margarita Kola ka thënë më herët për “Monitor” se arsyet e rënies së numrit të divorceve vitin e shkuar lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë./Monitor.al

 

Pas

‘Çun k*rve, të shkon mami me grek’, moderatorja shqiptare degjeneron ndjekësin që e shau

Para

U shoqërua në polici pas një sherri në Gjykatë, flet Eni Çobani: Ja si qëndron e vërteta

Para
A do të largohet Eni Çobani nga Ardit Gjebrea? Përgjigjet juristja dhe sqaron të vërtetën

U shoqërua në polici pas një sherri në Gjykatë, flet Eni Çobani: Ja si qëndron e vërteta

Discussion about this post

 



Të Fundit

ILO: Numri i fëmijëve të angazhuar në punë ka rënë me më shumë se 100 milionë që nga viti 2000

Parashikimi i motit për sot,17 Korrik 2025

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.