09:15 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dalin shifrat/ Sa milionë euro shpenzuan të huajt tek ne dhe sa lanë shqiptarët jashtë

08:15 | 12/09/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
EKSKLUZIVE/ Si gënjeu ministrja Balluku për koncesionarin e Rinasit (Dokumenti nga hetimi)

Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga jugu në veri po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin e shqiponjave.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel record prej 854 milionë eurosh, me një rritje prej 8.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2.1 milionë të huaj, me një rritje prej 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendin e parë e zunë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga maqedonasit, grekët, italianët, anglezët, malazezët, gjermanët, polakët, amerikanët, spanjollët etj.

Shtimi i tyre ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, ndonëse operatorët turistikë pohojnë se të huajt që vijnë në Shqipëri, përgjithësisht nuk janë dorëlëshuar. Në grupin e turistëve që po frekuentojnë së fundmi bregdetin shqiptar mes nordikëve, çekëve dhe polakëve, hotelet vlerësojnë se asnjëri prej grupeve nuk njihet për ndonjë shpenzim domethënës. “Asnjëri prej këtyre grupeve nuk shpenzon shumë. Kryesisht tek e ngrëna janë shumë të kujdesshëm, me një pjatë sallatë dhe pasta apo diçka të kësaj natyre. Mënyra e tyre e të ushqyerit është krejt ndryshe nga e jona. Ata janë më shumë të fokusuar tek pija. Preferojnë të konsumojnë shumë verë dhe kryesisht shqiptare”, ka pohuar për Monitor, Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në hotelet e FAFA Group.

Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i Royal Hotel në Durrës thotë se nordikët vijnë me një kulturë ushqyerjeje shumë selektive dhe nuk konsumojnë shumë, nuk ngjajnë aspak me Ballkanin. Ata shpenzojnë më shumë për pije sesa për ushqim.
Ndërsa shqiptarët me një kulturë ballkanase, ndonëse të varfër, nuk kursejnë kur shkojnë jashtë për pushime. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ata shpenzuan 697 milionë euro në udhëtimet e tyre jashtë në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 2.7 milionë shqiptarë, me një rritje prej 11% në raport me 6 mujorin e parë 2018.

Ndonëse më shumë të huaj po vijnë në vend, në 6 muajt e parë të vitit, paratë që kanë mbetur neto në Shqipëri, (bilanci i udhëtimeve) janë ulur me 3.3%, në 157 milionë euro, për shkak se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me ritme më të larta se ato të të huajve në Shqipëri.

Deri në vitin 2014, bilanci ishte negativ, me shqiptarët që shpenzonin më shumë jashtë dhe turizmin në vend që nuk ishte shumë i zhvilluar. Por m kthimin e vendit në destinacion të preferuar turistik, bilanci u kthye pozitiv, ndonëse ai mbetet shumë i ulët dhe për më tepër këtë vit po reduktohet për herë të parë që nga 2014-a. Monitor

Etiketa: INSTATshpenzime nga te huajt
Pas

Pasi humbi të ëmën, zbulohet shkaku i vdekjes së motrës së këngëtarit

Para

Mesazhet e koduara që po ‘trazojnë’ PS-në/ Bujar Kapexhiu publikon perlën e rradhës

Para
Mesazhet e koduara që po ‘trazojnë’ PS-në/ Bujar Kapexhiu publikon perlën e rradhës

Mesazhet e koduara që po ‘trazojnë’ PS-në/ Bujar Kapexhiu publikon perlën e rradhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Tirana ende në proces rinumërimi – Demokratët me shpresë për mandat shtesë

FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST

“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Emetimet aktuale të karbonit po e çojnë botën drejt tejkalimit të objektivit të Marrëveshjes së Parisit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.