Në kushtet kur koronavirusi nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet i prekshëm, pyetja që të gjithë shtrojmë është: A kemi kapacitete për të përballuar 10, 100, 1000 apo më shumë raste?
Spitali Infektiv është caktuar si pikë referimi për çdo të infektuar. Por në këto ambiente, me gjithë zhvendosjen e shërbimit të reumatologjisë dhe alergologjisë, janë vetëm 80 shtretër në total dhe 4 të tjerë në reanimacion. Ndërkohë që po sipas ISHP-së janë edhe 109 punonjës shëndetësie, të cilët janë në front të kësaj beteje që sapo ka nisur.
“Spitali Infektiv në QSUT ka marrë masat e duhura për trajtimin e të sëmurëve të prekur nga COVID-19. Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicion ambiente me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e konfirmuara më COVID19.
Në dhomat e izolimit është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive, sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve, përfshi pandeminë”, bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik.
INKUBACIONI
Për gjithkënd është shumë e rëndësishme të mos neglizhohen masat për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19. Shenjat si temperaturë e lartë, ethet, vështirësi në frymëmarrje, janë treguesit e parë, të cilët orientojnë mjekët për ekzaminime të mëtejshme. Por krahas tyre, rëndësi ka edhe historiku. Mjekët, kur kanë dyshime, i pyesin pacientët nëse kanë udhëtuar përgjatë 2 javëve të fundit ose nëse kanë pasur kontakt me persona që kanë ardhur nga vendet që bëjnë pjesë në hartën e kuqe.
Për çdo rast të dyshuar kryhen edhe testet laboratorike dhe merret anamneza e pacientit përgjatë dy javëve të fundit. Kjo sepse 14 ditë është inkubacioni i sëmundjes dhe siç shpjegohet nga mjekët, nëse i sëmuri infektohet sot, nga 2 deri në 14 ditë ai mund të shfaq simptomat e sëmundjes.
Gjatë kësaj periudhe, pra në momentin që ka dyshime dhe pacienti i nënshtrohet analizave të tjera diagnostikuese, ai izolohet dhe nuk lejohet të ketë kontakt me persona të tjerë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, identifikohen edhe personat e afërt që kanë pasur kontakt me të.
MASAT
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka apeluar për respektim të kushteve higjieno-sanitare për mbrojtjen nga koronavirusi. Rregullat për parandalim përfshijnë larjen e duarve shpesh përgjatë ditës, shmangien e kontakteve me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute, përdorimin e maskave, shmangien e përdorimit të antibiotikëve dhe çfarë është më e rëndësishme është që kur të vëreni një nga shenjat e mësipërme të mos paraqiteni në urgjencë, por të telefononi në numrin 127.
“Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta dhe pa mbivendosje me situata të tjera kronike si sëmundje mushkërish apo zemre, problem me veshkat apo me të dhëna kompromentuese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikacione, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë”, apelon ISHP.
Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 për të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.
Koronavirusi është me madhësi të madhe me një diametër qelizor prej 400-500 mikro, kështu që çdo maskë parandalon hyrjen e saj.
Virusi nuk vendoset në ajër, por në tokë, kështu që nuk transmetohet nga ajri.
Koronavirusi, kur bie në një sipërfaqe metalike, do të jetojë 12 orë.
Koronavirusi, kur bie në pëlhurë qëndron për 9 orë kështu që larja e rrobave ose ekspozimi i tyre në diell për dy orë është e mjaftueshme, për qëllimin e vrasjes së tij.
Virusi jeton në duar për 10 minuta, kështu që vendosja e sanitizuesit të alkoolit në xhep është e mjaftueshme për qëllimin e parandalimit.
Nëse virusi është i ekspozuar në një temperaturë prej 26-27°C, do të vritet, nuk jeton në zona të nxehta.
Gjithashtu, pirja e ujit të ngrohtë dhe ekspozimi në diell është mjaft i mirë. Qëndroni larg akullores dhe ujit të ftohtë.
Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë vret mikrobet dhe i parandalon ato të rrjedhin në mushkëri./panorama