Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë aksionet për kontrollin e automjeteve luksoze.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit për gazetaren e Fax News Denisa Mahmutaj, në total në të gjithë vendin janë nënshtruar verifikimeve mbi 100 automjete luksoze të cilat janë të vit prodhimit nga 2016-2020.
Sipas burimeve pjesa me e madhe janë liruar ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë të bllokuar për shakak se pritet informacion nga vendi i origjinës së prodhimit të makinës.
Ndërsa ky aksion për verifikim e automjeteve të luksit, është bërë pasi mund ti vijë në ndihmë edhe OFL-së për verifikimet që po kryhen. Gjithashtu për personat e shoqëruar në të gjithë vendin nuk është konstatuar ndonjë person me rrezikshmëri kriminale, por jane duke u mbajtur nën vëzhgim, pasi disa prej tyre janë përdorues të lëndeve narkotike.
Sipas burimeve mjetet dhe personat shoqërohen dhe verifikohen. Kontrollohet nga trafiqet dokumentacioni. Verifikohet në sistem mos është e vjedhur. Ekspertët shikojn shasine mos ka ndërhyrje.
(M.Q/Faxweb.al)