Votimi i Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Markut, e cila u zgjodh me 69 vota, ka sjellë debat të ashpër jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Dje gazetarja Sonila Meço është përfshirë në një debat të ashpër me aktivisten e shoqërisë civile Delina Ficon për Kryeprokuroren e re dhe mënyrën e zgjedhjes së saj. Por në reagimin e saj ndër të tjera Dalina Fico u shpreh se Trump është një seksist dhe injorant.
“Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do?”, u shpreh Fico ndaj Meços.
Por menjëherë sot ka ardhur edhe reagimi i Basir Çollakut i cili shprehet se në Shqipëri i kërkojnë me qiri lajmet kundër Trump. Sipas Çollakur ambasada amerikane në vend nuk e merr si shqetesim dhe reagim pa vend këtë të Dalina Ficos pasi është kurdisje pushteti e Soros dhe dihet dashuria e mazhorancës për të.
“Si nuk degjova nje Ambasador te huaj ne SHBA, te qortoje protestuesit edhe kur jane te paguar, per pak rremuje. Madje ne Tirane kerkojne lajmet kunder Trump me qiri. Dje lexova ne nje replike te gruas se nje ministri tek aludonte per presidentin amerikan si nje biznesmen idiot dhe seksist. Ambasada amerikane ne Tirane, nuk e merr si shqetesim dhe reagim pa vend. Fundja gruaja ministrore, eshte kurdisje pushteti e Soros dhe dihet dashuria e mazhorances per te, duke nisur nga kreu.
REAGIM I BASIR ÇOLLAKUT:
Revolucionin nuk e bejne kunder-revolucionaret….te huajt se rruajne aspak per ne..
Rumunet bene revolucion ne 90-en, ndaj politika i ve gishtin kokes kur populli del ne proteste, mbush sheshet..Çaushesku ju ben me dije rumuneve pushtetare se, ka mjete demokratike komunikimi bindese. Atje ambasadoret nuk eshte se fershellejne shume..Si nuk degjova nje Ambasador te huaj ne SHBA, te qortoje protestuesit edhe kur jane te paguar, per pak rremuje..Madje ne Tirane kerkojne lajmet kunder Trump me qiri. Dje lexova ne nje replike te gruas se nje ministri tek aludonte per presidentin amerikan si nje biznesmen idiot dhe seksist. Ambasada amerikane ne Tirane, nuk e merr si shqetesim dhe reagim pa vend. Fundja gruaja ministrore, eshte kurdisje pushteti e Soros dhe dihet dashuria e mazhorances per te, duke nisur nga kreu. Ne Shqiperi ne 90-en permbysjen e bene ata qe ishin, duke vene trashegintaret kudo ne “sistemin e ri” . Ndaj vazhdon dakortesia. Ambasadori OSCE tha se kemi heshtur, sepse e dinim dhe duhej te kishim folur. Ata heshtin, sepse nuk eshte se e rruajne fort per hallet tona..jo jo. Ata bejne ca shkresa stabiliteti, krihen para kamerave dhe trashin llogarite bankare. Mire bejne. Shohin hesapin e vet. Po ne perse nuk u kemi dhene asnjehere hakun politikaneve qe talllin çfare tu vije ne dore…?! Ne presim revolucionin ta bejne kunder-revolucionaret, ndaj orteku i kaosit na ze gjithnje perfund.
KOMENTI I DALINA FICOS:
Sonila, nuk arrij ta kuptoj kete aftesine per te mos pare ne sy ate qe ndodh: (1) Ligji qe parashikon zgjedhjen e kryeprokurorit te pergjithshem te perkohshem u pranua/aprovua haptas nga BE dhe SHBA; (2) Procesi per zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkohshem u miratua haptas nga BE dhe SHBA; (3) Kandidatja e perzgjedhur eshte nga prokuroret me rekord me te mire profesional dhe pa pasuri te pajustifkuara (sic doli nga kontrolli i ILKPD); (4) Kemi thene qe duam te bashkohemi ne BE dhe qe kemi partner strategjike SHBA, pra duhet t’i ndjekim kerkesat dhe rekomandimet konkrete qe na ben klubi (BE) ku po lutemi te hyjme. Mund te me thuash cila eshte alternativa? Me thuaj cila eshte zgjidhja jote ne kete kontekst? Pastaj, cilet duhet t’i bejne zgjedhjet e gjerave, sipas ligjeve ne fuqi, pervecse ata qe shumica e votuesve kane zgjedhur per te qeverisur keta 4 vite? Je per zgjedhje me referendum? Je per anullim te demokracise, domethene, je kunder faktit qe shumica e zgjedhur te vendose, kur ia lejon ligji? Sepse kjo eshte ajo qe ndodhji sot: (1) ligji ia lejon shumicesn te zgjedhe prokurorin e perkohshem; (2) shumica e zgjodhi; (3) BE dhe SHBA e aprovojne procesin. Nuk e kuptoj kete retoriken anti-shtet dhe anti-demokraci qe e ke shume per qejf ti e te tjere keto dite. Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do? (J.V/Faxweb)