03:14 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dalja e dhëmbëve të parë, çfarë kujdesi duhet të tregojë nëna për foshnjën

23:28 | 11/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalja e dhëmbëve të parë, çfarë kujdesi duhet të tregojë nëna për foshnjën

Kur do të fillojnë që t’i dalin dhëmbët foshnjës sime

Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh. Madje ndonjë foshnjë me zhvillim më të hovshëm mund t’i fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajsh, gjersa ata me zhvillim më të ngadalshëm do të mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër (në raste shumë të rralla ndodh që foshnja të ketë që në lindje dhëmbin e tij të parë). Në çfarëdo kohe që të ndodhë dalja e parë e dhëmbëve tek foshnja juaj, kremtoni momentin duke bërë fotografi me fotoaparat, dhe duke shënuar datën në ditarin e rritjes së foshnjës suaj.

Dhëmbët fillimisht fillojnë të formohen që në stomak, dhe formohen si syth në mishin e dhëmbëve. Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh dhe shpesh, por jo gjithnjë në këtë rend: Së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund. Ata mund të mos dalin të drejtë, por mos u merakosni, me kalimin e kohës ata do të drejtohen vetvetiu.

Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë), dalin rreth ditëlindjes së 2 – të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj duhet t’i ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do t’i binë gjer në moshën 6-vjeç kur do t’ia fillojnë t’i dalin dhëmbët e tij të përhershëm.

Çfarë simptome do të ketë fëmija im gjatë daljes së dhëmbëve?

Ekspertët nuk mund të pajtohen se athua dalja e dhëmbëve shkakton simptome siç janë: shqetësimi, shkuarja e barkut, apo ethet apo ndoshta këto simptome nuk kanë fare të bëjnë me daljen e dhëmbëve dhe se ato ndoshta krejt rastësisht shfaqen në kohën e daljes së dhëmbëve të parë. Pa marrë parasysh, plot prindër theksojnë se fëmijët e tyre kanë shqetësime gjatë daljes së dhëmbëve (edhe pse ka foshnjë që e kalojnë këtë proces pa probleme fare). Simptomet që e mundojnë fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve janë këto:

– Rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës)

– Fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre

– Irritimet dhe shqetësimi

– Zakoni i të kafshuarit

– Refuzimi i ushqimit

– Problemet në të fjetur

Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri.

Në anën tjetër ekspertët për zhvillimin e fëmijëve siç është Penelope Leach thekson se dalja e dhëmbëve nuk mund të shkaktojë ethe, shkuarje të barkut, vjelljen, apo humbjen e apetitit dhe se këto janë shenja të sëmundjeve që duhen kontrolluar tek mjeku.

Një gjë për të cilën pajtohen të gjithë ekspertët është se ju duhet të thirni mjekun në rast së fëmija juaj ka simptoma që ju brengosin apo ka temperaturë të përditshme prej 38 gradë celzius e më lartë (37 gradë e më lartë për foshnja gjer në 3 muaj). Mjeku mund te konstaton se athua ka probleme shëndetsore foshnja juaj që duhën shëruar, siç është p.sh. infektimi i veshit. Dhe në rast se fëmija juaj ka shkuarje të barkut mos u brengosni, kjo gjendje do ti zhduket vetvetiu.

 Çfarë mund të bëj që t’ia lehtësojë mundimet fëmijës tim?

Jepni fëmijës suaj ndonjë gjë që ta përtypë, gomën për kruarjen e dhëmbëve apo ndonjë leckë të ftohtë të lagur dhe të pastër. Në rast së fëmija juaj është i rritur dhe mund të hajë ushqim ca më të fortë, ai mund të gjej ca lehtësim dhe me ca ushqime të ftohta siç janë sosi i molles ose jogurti. Po ashtu duke fërkuar me gishtin tuaj në mënyrë të butë mbi mishin lënduar të dhëmbëve të fëmijës suaj mund të ja qetësojë dhimbjen përkohësisht.

Në qoftë se këto metoda nuk kanë efekt atëherë mjeket rekomandojnë që fëmijës suaj t’i jepni një dozë të vogël të ilaçit për fëmijë për qetësimin e dhimbjeve të quajtur acetaminophen për foshnjë, por këshillohuni me mjekun para se ti jepni çfarë do lloj ilaçi fëmijës suaj. (Kurrë mos i jepni fëmijës suaj Aspirin apo kurre mos ia fërkoni mishin e dhëmbëve me Aspirinë, që të ja qetësoni dhembjen. Përdorimi i Aspirinit tek fëmijët shkakton Sindromin e Rejesit (Reye’s syndrome) i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën e fëmijës suaj).

Fërkimi i mishit të dhëmbëve me xhel sipërfaqësor për heqjen e dhimbjeve po ashtu mund të ndihmojë, por do të ju këshillonim të konsultoheni me mjekun para se ta provoni. Në rast se e përdorni në mënyrë të tepruar atëherë ai mund ti mpin ndjenjat në qafë prapa fytit të foshnjës suaj dhe ta dobësoj refleksin e përbimjes( refleksin për ta përbirë ushqimin (gjë e cila e ndihmon të mos i zihet fryma nga jargët e tij). Në përgjithësi gellat e lartpërmendur janë të parrezikshëm, por ndodh ndonjëherë që të qëllojë ndonjë që mund të shkaktojë mpirjen e lartpërmendur.

Nëqoftëse jargët nga goja shkaktojnë të skuqura në fytyrë të foshnjës tuaj atëherë ja fshini fytyrën lehtë por nuk e fërkoni, me pëlhura nga pambuku i butë. Poashtu mund ta lyeni pak gell të parafinës (i cili thirret ‘Petroleum Jelly’ në perëndim, dhe njihet si ‘yndyra e cila shëron çdo gjë’, tek ne si zëvendësim përdoret ‘Pavloderm’ i cili i ka përafërsisht të njejtat efekte shërimi) në mjekrën e tij para dremitjes në mesditë apo gjumit të natës për t’ia mbrojtur lëkurën nga irritimi i mëtejshëm./Beba ime

Etiketa: dhenbet e parefemijakujdesinena
Pas

Kriza në mazhorancë, Dritan Hila: Idrizi nuk djeg jorganin për një plesht

Para

Pas VIDEO-SKANDALIT, pezullohet nga puna punonjësi i policisë në Morinë

Para
Pas VIDEO-SKANDALIT, pezullohet nga puna punonjësi i policisë në Morinë

Pas VIDEO-SKANDALIT, pezullohet nga puna punonjësi i policisë në Morinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.