Dalja e lumit Erzen ka sjellë përmbytje të banesave të zonës. Sipas banorëve të zonës shkak i kësaj problematike të përsëritur dyshohet të jetë hapja e digave të një HEC-I privat, i ndërtuar mbi shtratin e lumit Erzen. Konkretisht ndodhet në burimin e Kanioneve në periferi të Tiranës, sapo kalon Ndroqin (më poshtë fotoja tregon vendndodhjen e HEC-it). Ky hidrocentral mësohet se është në pronësi dhe administrim të disa shtetasve italianë. HEC-i realizon prodhimin e energjisë për nevoja të konsumit tonë të brendshëm dhe në rastet kur reshjet janë në sasi të mëdha (sit ë ditëve të fundit), bën hapje e kaskadave të cilat i shtojnë ndjeshëm prurjet e lumit Erzen. Për pasojë lumi del nga shtrati.
cjane keto idjotlliqe.Diga ne Pashkashesh,permbytjet ne Fush Kruje