Si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati, situata e pëmbytjeve në vend është përkeqësuar.
Banorët e fshatit ferras, në Fier shprehen për Fax News se nuk është marrë asnjë masë që nga përmbytja e arë që ndodhi në dhjetor dhe situata është përkeqësuar.
“Na ka arritur uji mbi një metër në shtëpi. Sa herë bie shi, dëmi është I njëjtë.
Brenda muajit, pa ikur lagështia u përmbytëm sërish,”- shprehen banorët.
Mbi 30 banesa janë të përmbytura në këtë zonë. Situata është më e vështirë se në dhjetor, batica nuk lejon derdhjen. Banorët e prekur nga përmbytja janë larguar tek të afërmit e tyre.
Mësohet se janë me dhjetëra bizeneset të cilët janë përmbytur, si pasojë e daljes së Vjosës.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=gcoVzImk7YU&feature=youtu.be