02:07 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Damir Fazllic përfitoi 1.5 milionë Euro nga rimbursimi i TVSH-së, zbardhet hetimi

10:17 | 17/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Damir Fazllic përfitoi 1.5 milionë Euro nga rimbursimi i TVSH-së, zbardhet hetimi

Prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë ka nisur hetimet për aktivitetet e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic. Sipas kësaj drejtorie ai ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri.

Pas njoftimit për nisjen e këtyre hetimeve më poshtë vjen e zbardhur edhe skema që aim ka përdorur për të përfituar, sipas gazetës ‘’Panorama’’.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë, ka qenë “Croën Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë.

 Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, ka rezultuar se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false.

Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Po ashtu nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSHsë, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

 Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar. Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012 në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare. Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së.

 

Etiketa: aktualitetFazllicprokuroria
Pas

Bashkia Berat inaguron godinën e re, qytetarët: Vjedhje të mbarë

Para

Bukuroshet shantazhojnë biznesmenin me një video, i marrin 30 mijë euro

Para
Bukuroshet shantazhojnë biznesmenin me një video, i marrin 30 mijë euro

Bukuroshet shantazhojnë biznesmenin me një video, i marrin 30 mijë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.