Danimarka duket se do të jetë vendi i ardhshëm europian që po përgatitet të kufizojë burkën dhe niqab apo siç njihen ndryshe si vjeshjet e zeza që mbajnë veshur gratë myslimane.
Politikanët ende po diskutojnë rreth mënyrës që do të vendoset për ndalimin dhe zbatimin e kësaj veshjeje duke marrë si shembuj shtetet si Franca, Belgjika, Hollanda dhe Danimarka të cilat tashmë kanë zbatuar disa kufizime në lidhje me këtë çëshje.
Ky vendim për ndalimin e mbulesave të fytyrës është mbështetur nga shumica e partive në parlamentin danez.
Veshjet e plota dhe të pjesshme të fytyrës si burkët dhe niqabët sipas disa avokatëve të lirisë fetare janë simbol i shtypjes së graven raporton “Daily Mail”.
Niqab mbulon gjithçka, përveç syve, ndërsa burka mbulon edhe sytë me një mbulesë transparente. (B.N/SHUPLAKA)