Është vetëm 13 vjeç dhe familja e saj jeton në një fshat të Kukësit, por kjo nuk e ka penguar për asnjë çast që të jetojë ëndrrën e saj.
Danjela, është vajza nga Kukësi e cila është bërë pjesë e audicioneve të “The Voice of Albania”.
Danjela në prezentimin e saj tregoj se vjen nga Kukësi , jeton me motrat, vëllain e saj dhe prindërit.
Po ashtu ajo tregoi se është një vajzë pa komplekse, duke treguar se ndihmon babain e saj në fshat në punë të ndryshme duke dal edhe në mal dhe ruan dhitë. Po ashtu ndihma e saj ishte e pakursyer dhe për të ëmën e saj.
Danjela u paraqit me këngën e Elvana Gjatës “Me Ty”, ndërsa që në fillim mahniti publikun të cilët e duartrokitën, falë talentit të saj ajo bëri që e gjithë juria të kthehet për të.
(E.K/FAXWEB)