Kryeministri EDI Rama përmes një postimi në Tëitter njofton se ka pasur një telefonatë për 45 minuta me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për procesin e negociatave me Shqipërinë.
Sipas zbardhjes që i bën Rama telefonatës, mes tyre është folur për mbështetjen e pakufizuar që Gjermania i ka dhënë vendin tonë në procesin e integrimit.
Shkruan Rama: Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela.
Kujtojmë se Gjermania ka vendosur 9 kushte ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, të cilat nisin me Reformën Zgjedhore, dhe padyshim zgjidhjen e krizës politike, të cilën Rama e ka kaluar në plan të dytë.
Në ndryshim nga rasti i Shqipërisë, Gjermania ka kërkuar që të çelen negociatat pa kushte me Maqedoninë e Veriut, por që vetoja e Francës i la edhe këtë herë në vendnumëro të dyja vendet.
(E.K/Faxweb.al)