Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish sot në lidhje me mos-funksioniomin e Uzinës. Drejtuesi i sindikatës Kamber Iljazi u shpreh se ata janë ende në negociata me qeverinë, dhe se nuk e dinë se kush fshihet pas Armos.
Pak ditë më parë ‘’Faxweb” raportoi se në krye të kompanisë së naftës është vendosur të jetë sërish zvicerano-franezi Cristophe François Bernard Darbord.
Kush është Cristophe François Darbord?
Ish-administratori i ARMO-s nga viti 2013-2015, është aksioneri kryesor i kompanisë Tosk Energji, një kompani e krijuar në qershor të vitit 2015, (kohë që përkon me largimin e tij nga drejtimi i ARMO), me aktivitet në fushën e tregtimit me shumicë të karburanteve.
Kompania e Cristophe François Darbord “Tosk Energji”- Data e themelimit përkon me kohën e largimit të tij nga ARMO.
Në 2016-n, ajo u rendit mes 200 kompanive më të mëdha në vend dhe ka deklaruar të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.
“Mësohet se ky subjekt tregton naftën e përpunuar nga ARMO. Në qershor të vitit 2016, Tosk Energji e bleu CFD Conseils Sarl, një shoqëri e së drejtës zvicerane, e përfaqësuar nga z. Christophe Darbord,” –shkruan Monitor
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ish-administratori është rishfaqur dhe ka marrë me qira rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh.
Ish-administratori Cristophe François Darbord ka ende të pambyllur çështjen lidhur me përgjegjësinë e tij si administrator për 2 vitet që drejtoi ARMO-n, duke hapur një gropë prej 174 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit shqiptar.
Për aktivistin Pano Soko rikthimi i tij nënkupton rikthimin e skenave të grabitjeve në ARMO, dhe jo vetëm kaq. Zgjidhja e veteme sipas tij do të ishte shtetëzimi i ARMO-s dhe vënia e saj sërish në funksione përpunuese.
‘’Shtetit nuk i duhet fare rikthimi i Darbord, po ka njerëz që kanë interesa me pushtet politik apo jo që kanë kërkuar rikthimin e tij. Është një njeri që di skemat dhe prandaj është vendosur rikthimi i tij. Kjo është një minë ekonomike dhe shumë shpejt do të kthehet dhe në një minë sociale.
Duhet që të ndalojmë plasjen e kësaj mine. Nuk ka asnjë arsye se pse duhet që të shmanget shtetëzimi i këtij aseti. Shtetëzimi të jep një garanci, që ajo uzinë nuk duhet që të lihet si kolateral, po të mund të rifillojë edhe njëherë punën e saj nga e para”, u shpreh Soko në ‘Fax Neës’.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post