Pasi kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Presidentin Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin hëngri darkë pranë gruas së udhëheqësit amerikan, Melania.
Trump dhe Putin për herë të parë të premten, pasi liderët kryesorë të botës u mblodhën në Hamburg, Gjermani në G20.
Pas punës , udhëheqësit iu gëzuan një koncerti dhe pastaj një darkës të së premtes, në të cilën çiftet u ndanë dhe nuk u ulën me bashkëshortët e tyre.
Kështu Melania Trump përfundoi pranë Putinit,më afër kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Zonja e parë, e cila u rrit në Slloveni, pastaj në një pjesë të Jugosllavisë, di disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjermanishten, të cilën gjithashtu flet Presidenti rus.
Ndërkohë presidenti Trump i ulur larg gruas së tij bisedon me me gruan e presidentit argjentinas Juliana Awada. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2361″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]