Me ardhjen e festave të fundvitit në rradhë institucionet shtetërore shtrojnë dreka e darka për punonjësit e tyre. Për Klodian Tomorrin, gazetarin e ekonomisë në shumë prej intitucioneve 50% e procedurave të këtij muaji janë blerje, dreka e darka.
Ai thotë se nuk është e parashikuar në asnjë ligj kjo. Dhe as në kontratat e punës. Nëse duan të festojnë si staf, thotë Tomorri, nuk i pengon askush që të festojnë. Ai propozon që ato para aq ssa janë të shkojnë për spitalet, shkollat apo uljen e borxhit.
REAGIMI I TOMORRIT:
Prokurime perverse. Duhet nje vendim qeverie ose urdher i Ministrise se Financave te ndaloje drekat dhe darkat per festat qe institucionet publike prokurojne me parate e qytetareve.
Nese shikon buletin e prokurimeve 50 per qind e procedurave te ketij muaji jane blerje, dreke dhe darke per festat e fundvitit.
Jane fatura 3 milioneshe, 5 milioneshe qe te festojne punonjesit e institucioneve me leket e qytetareve. Do hane dhe do pijne me leket e taksave.
Ku eshte parashikuar kjo? Ne cilin ligj? E kane ne kontraten e punes? Ku?
Nese duan te festojne si staf nuk i pengon askush. Por ta bejne me leket e tyre. Te vene leke te gjithe dhe te festojne jo nje nate, por 7 nete rresht po te duan. Por jo me leket e te tjereve. Ato para, aq sa jane te shkojne per spitalet, shkollat ose uljen e borxhit. (E.K/FAXWEB)
Discussion about this post