Nga qyteti i Shkodrës, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me takimet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndalur konkretisht në takimin me zyrtarin Thomas Shannon, mbi deklaratën e të cilit DASH shkroi në faqen zyrtare.
Ministri Bushati u shpreh se mesazhi që u dha nga zyrtarët amerikanë ishte i qartë, qoftë për zgjedhjet edhe për reformën në drejtësi.
“Mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikanë për futjen në zgjedhje ishte i qartë. Mesazhi i SHBA-ve i qartë edhe për përfundimin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është investim politik, teknik e financiar i BE-së dhe SHBA-ve. Ne jemi të vendosur që të çojmë reformën në drejtësi deri në fund.
Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të, ka zgjedhur rrugën e paligjshmërisë. Qytetarët presin që PD të jetë prezente më 18 qershor. PD ka tre vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme, tani do shtyrje të tyre.
PD lindi si forcë e shpresës, sot ka zgjedhur që të çojë veten në vetëvrasje politike.”, u shpreh ndër të tjera Bushati.
(XH.A/SHUPLAKA)