Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.
Teksa publikon mesazhin e DASH, ambasada thotë se “kjo situatë mund të sjellë edhe protesta kundër qytetarëve dhe interesave amerikane në vende të ndryshme jashtë Shteteve të Bashkuara”.
Departamenti i Shtetit këshillon të gjithë qytetarët amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtuar në udhëtime dhe të ndjekin me vëmendje informacionet më të fundit për sigurinë dhe udhëtimet në faqen zyrtare travel.state.gov/destination .