I njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nuk ka zhgënjyer as sot në një lidhje me skype që ka pasur në Fax News. Duke iu referuar ditëve në karantinë, Shehi tha se nuk ka pasur asnjë gjë të jashtëzakonshme në ditët kur ka qendruar brenda, e ku pasur mundësi dhe të analizojë dhe masat shtrënguese që janë marrë nga qeveria.
“Unë nuk kam pritur ndonjë gjë të jashtëzakonshme nga kjo karantinë, nuk ka qenë nevoja e karantinës që të kuptojmë sesa të zotë janë këta që drejtojnë qeverinë. Këta vazhdojnë të bëjnë propagandë, e kemi një model sesi të kalohet, pasi janë prekur dhe vende të tjera para nesh”, tha Shehi, duke mos e fshehur në asnjë çast zhgënjimin.
Ndërkohë referuar asaj që duhet të bëjë qeveria, Shehi tha se gjithçka duhet të kishte nisur me reformimin e sistemin shëndetësor publik, që prej kohësh vuan mungesën e investimeve. Shehi tha se të paktën deri në fund të këtij viti vendi do të përballet me pasoja të rënda ekonomike, por që mund të tejkalohen me borxhet që janë dhënë nga BE, FMN, apo borxhi i brendshëm.
“Unë nëse do të kisha qenë do ti kisha bërë ndryshe gjërat, e para do të merresha me shërbimin shëndetësor që është copash, këtu te ne ndodh krejt e kundërta e asaj që ndodh në botë. E dyta do të largoja këtë frymë frike dhe terroti që është, që e gjitha bëhet për të shtrirë pushtetin kësaj qeverie. Çfarë nevoje ka që njerëzit të grumbullohen dy orë në mëngjes, ik e mbyll bizneset që kanë grumbullim njerëzish, fasonet apo call centerat, se nuk e përhapin virusin dyqanet e vogla.
Vatrat e infeksionit është vënë re që janë në zonat e fasonerive, mund të subvencionoheshin pagat e tyre. Ne duhet të merremi me procesin e ringirtjes së ekonomisë, kjo qeveri nuk merret fare me këtë punë, vetëm nga Europa janë dhënë 170 milionë dollarë, po aq edhe nga FMN, lufta ekonomike do të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit, mund të bëhet gati për të marrë sërish një borxh të brendshëm. Mund të rinegociohehsin PPP, që të shmangim edhe proceset gjyqësore”, u shpreh Shehi, ndërsa tha dhe skemën treshe, se ku duhet të adresohen pasojat e krizës ekonomike. Shehi theksoi se nuk duhet të ndërpritet në asnjë rast zinxhiri ekonomik, pasi njerëzit nuk do të kishin mundësi më që të paguanin faturat.
“Me kaq para mund të mbyllen një pjesë të plagëve që janë krijuar, kjo është një e keqe që ka ndodhur te të gjithë, dhe do ta ndajmë në tresh, punëtorët, punëmarrësut dhe shteti. Punonjësve do iu japim pagën, por do ua ulim në 80%, punëdhënësve do iu heqim fitimin, por ama do i mbajmë në këmbë, që të mos heqim punonjësit, dhe shteti duhet të paguajë kompesimet. Duhet që të mos ndërpritet zinxhiri ekonomik, pasi njerëzit në kundërt nuk do të paguajnë më. Nuk duhet të mendojmë për votat dhe për zgjedhjet, pasi këta këtë kanë primare, që kujt tia japim këto që të na japin votën vitin tjetër. Kjo është një e keqe e madhe që iu ka rënë të gjhithëve, i ka rënë edhe opozitës, që nëse vjen në pushtet do të gjejë një shtet të rrënuar”, tha kreu i LZHK.
Ndërkohë Shehi kritikoi qeverinë dhe për amnistinë fiskale që u prezantua dje nga Rama, dhe që sipas tij do të sjellë prurjen e parave të pista në ekonomi. Shehi tha se duhet të ketë dy sektorë që duhet të marrin vëmendjen e qeverisë, bujqësia dhe turizmi.
“Aminstia fiskale është propagandë, pasi sjell pastrimin e parave të krimit, nëse ti bën një ligj që paratë të legalizohen, kush do ta gjykojë që ato janë të zeza apo të bardha. Po krijojmë një edukatë, që një njeri që ti legalizojë paratë paguan 5%, ndërsa një njeri dhe një biznes i ndershëm, i lë shtetit 35%. Kjo është një skemë, hajdutë kudo që jeni hajdeni dhe mblidhuni këtu dhe pastroni paratë.
Dy sektorë ka Shqipëria që janë më të mirë, bujqësia dhr turizmi, hajdeni që ti lehtësojmë këta dy sektorë, se duhet të eksportohet në këtë periudhë, këto janë idetë e mija, kush do ti dëgjojë dhe kush nuk do. Ka mijëra të sëmurë Shqipëria që kanë vdekur nga sëmundje të tjera, nga Covid kanë vdekur 20, ndërsa nga tumorët po vdesin çdo ditë, edhe pa marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Në Nëntor ne patëm një tërmet,dhe u tha se morëm 1 miliardë euro, por ato para duan të paktën dy vite që të lëvorhen, duhet të vazhdojë puna për rindërtimin e tyre, se ata njerëz janë në nevoja të dyfishta”, u shpreh Shehi.
Ndërkohë sa i takon masave të marra nga qeveria Rama, Shehi tha se nuk kanë bërë ato mrekullinë, dhe se numri i ulët i infektimeve është produkt i një sërë faktorësh. Ai kërkoi që opozita të hyjë sa më parë në fushë e lojës, dhe të ofrojë alternativa për qytetarët.
“Masat janë marrë në të gjithë botën, i kemi marrë edhe ne, që kanë penguar përhapjen e virusit. Ka dhe arsye të tjera, që lidhet dhe me jetesën e një numri të madh të popullsise në fshat, pasi përhapja është më e vështirë. Ndoshta edhe vaksinat që thuhet se kemi bërë mund të japin efektin e vetë. Këtu virusi është përhapur shumë shpejt që në muajt Janar, i kishte farmacitë plot, dhe kjo ka bërë që një pjesë e mirë të ekspozohen që atëherë. Edhe mosha e re e popullsisë ka bërë që të ketë një numër më të vogël të prekurish, unë nuk e di se nga u vjen mrekullia mjekësore këtyre, që ne kemi 1.2 shtretër për 1 mijë vetë, ndërkohë që Gjermania ka 12.
Në pas 50 ditëve kemi bërë vetëm 5 mijë tampone, prandaj numri është kaq i vogël, ne numrin e rasteve duhet që ta shumëzojmë me 10. Numrat që ne kemi janë shumë të vogla, bëj 20 mijë 30 mijë tampone, dhe atëherë mund të flasim për numrat. Këtu nuk ka shpëtimtarë, duhet të ndjekim eksperiencën e rajoneve të Italisë që janë më pranë nesh, pasi kanë kushte të njëjta. Do të ishte e mirë që ata doktorë dhe infermierë që ky i ka çuar në Itali për propagandë, ta ndajnë eksperiecën e tyre në vendin tonë.
Nga kjo opozitë, që është më solidarja ankohen vetëm budallenjtë, pozicioni i zotit Basha ka qenë shumë konsrtuktiv. Unë vetë kam vendosur që të mos flas derimë sot, që të mos merret asgjë për politike. Ky njeri do të gjejë armiq të brendshëm dhe të jashtëm, njësoj si Enver Hoxha. A keni parë ju ndryshim të Kodit Penal në kohë koronavirusi, tani merret dhe me filmat porno për presion psikologjik. Ka ardhur momenti që opozita të zbresë në fushë, pse duhet të jemi në mëshirën e Edi Ramës ne, që të na rrajë me kamzhik, apo të na hedhë ndonjë karrotë. Opozita duhet të ofrojë alternativat e saj për daljen nga kriza”, përfundoi Shehi.
(E.K/Faxweb.al)