Vitin e ardhshëm vendi do të jetë në zgjedhje lokale, ku padyshim një nga Bashkitë më të lakmuara do të jetë ajo e Tiranës.
Erion Veliaj me shumë gjasa do të kërkojë një mandat të dytë dhe pse këtë herë do të duhet të bëjë pa votat e LSI-së , nëse i referohemi qëndrimeve që kanë sot palët politike.
Ditët e fundit në media është përfolur se përballë tij nga PD-jua do të jetë kreu i LZHK-sën Dashamir Shehi. Po si i komenton vetë deputeti këto zëra.
I ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Barbaramo, Shehi nuk dha shumë detaje, por as nuk e përjashtoi faktin se mund të kandidonte për këtë post, teksa është përpjekur ta anashkalojë pyetjen.
Dashamir Shehi : “Jam katër vjet më i madh. Kjo është një temë ku nuk është momenti për ta gjykuar tani, por nuk është momenti, por do ta diskutojmë…
Unë gjykoj që në radhët e opozitës mund të ketë të rinj më energjikë sesa unë. Duhet të bëhemi gati që të votohet me ligje të tjera, ndarja territoriale është penalizuese. Kam insistuar që të bëhej edhe opozita pjesë e ndarjes territoriale, u gabua që nuk mori pjesë.”
(E.K/FAXWEB.AL)