19:32 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dashamir Shehi asnjë fjalë për shkarkimin e gruas: Qeveria na ka lënë vetëm një armë, të gjitha partitë të ç’rregjistrohen nga KQZ!

17:12 | 09/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta mjaftueshëm i madh për të dalë më vete, PD ta ngjisë  vetë maloren”

Kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim kombëtar, Dashamir Shehi, deklaron se partitë opozitare duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe ata që janë rregjistruar në KQZ për zgjedhje të ç’rregjistrohen, derisa të arrihet qeveria teknike. Sipas tij, kjo është rruga e vetme që i ka mbetur opozitës.

Këta deklarata, Shehu i bëri i i ftuar në Orën e Intervistës në ORa News, megjithatë ai nuk foli asnjë fjalë për shkarkimin e gruas së tij Enkeleda Shehi nga drejtimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Kush ka menduar se kjo është një lodër për të marrë diçka nga tavolina e negociatave, në fakt ne duam një paketë garancie, siç kemi kërkuar votimin ose numërimin elektronik, ose një qeveri teknike apo kujdestare që të bëhet garant për zgjedhje të lira dhe sigurisht edhe për bllokimin e parave të drogës, për zbatimin e Vettingut të famshëm. Pjesa tjetër është refraktare. Nuk kemi asnjë sinjal pozitiv. Do të përshkallëzojmë protestën që nis nga mos regjistrimi dhe duke djegur afatet ligjore dhe duke zgjeruar protestat në të gjithë vendit.

Këto janë armët që i mbeten opozitës. Opozita nuk është regjistruar dhe kush është regjistruar në KQZ do të çregjistrohet.  Kush është rregjistru do i bashkohen kuadrit, për solidaritet, sepse të qëndruarit bashkë është arma jonë e vetme. S’kemi rrugë tjetër, nuk na kanë lënë rrugë tjetër.

Unë gjykoj që i kemi marrë bashkarishk, edhe ku kemi gabuar bashkarisht do i rikuperojmë bashkarisht, nuk ka kohë, besoj se kemi bërë një rezistencë të gjatë shumë paqësore.

Kjo që po bëjmë është një shërbim shumë i madh, jo thjesht ndaj opozitës, por për një refleksion të madh të shoqërisë dhe instutucioneve shqiptare për t’ju afruar europës.

Opozita i ka dhënë të gjitha shenjat e veta, kemi votuar me unanimitet një ligj të debatueshëm, nga këtu e mbrapa jemi për një zgjidhje të kësaj mazhorancee. Por janë  21 vetë për 27 vende, ka rënë niveli i kontrollit mbi këta institucione, justifikim kot banal të këtij kryeministrit tonë, i cili si në kohën e Enver Hoxhës ka gjetur armikun e brendshëm. Drejtësia e Shqipërisë nuk është përgjegjëse për cdo evenimet, nuk vjen uji nëpër fusha e ka fajin drejtësia, vdesin gratë në spital e ka fajin drejtësia. I kam thënë zotit Basha hajde të angazhohemi bashkë dhe nuk shqetësohem  fare për këtë, të vetmit që shqetësohen nga reforma e nga vetingu janë kriminelët.

Unë uroj që të bëhet sa më shpejt, kam shpresë akoma që mund të mbyllet me dicka, edhe përpara zgjedhjeve. Këta e shtyjnë edhe me një përralle tjetër, këta kanë gjet 300 milion borxhe, efekti në ekonomi i borxheve, ekonomia ka falimentu sepse këta s’janë të zotë. S’bëjnë asnjë punë dhe fajin ia kanë lënë drejtësisë.

E cila përsëritej cdo katër vjet, dhe të jetë e njëtja formulë përpara zgjedhjeve derisa ne shqiptarët të krijojmë besimin përpara zgjedhjeve. Kjo ideja e qeverisë kujdestare, nuk do të thotë që do ia marrim Ramës dhe do ia japim Bashës, të largojë pushtetin politik nga presioni zgjedhor.

Qytetarët, oficerët e të tjerë janë detyruar fatkeqësisht shpesh herë të votojnë. Oficerët janë të detyruar për hir të karrierës, ka shumë si këta, ne nuk mund të lejojmë më që të vazhdojë kjo lloj situate. Padyshim që edhe atëhere është abuzuar, në qeverinë paraardhëse. Por duhet t’i hemi stop. Janë sigurisht paratë e drogës, është mbjellë si misër në Shqipëri, është aq reale sa duan ta zëvendësojnë si kulturë bujqësore. Kjo ka marrë statusin e një kulture bujqësore, mënyra se si tregon se duan ta zëvendësojnë, tregon zgjerimin që ka pësuar.”, tha Shehi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dashamir shehi
Pas

Shfrytëzon të dashurën invalide, i zhvat 22 milionë lekë me gënjeshtra (HISTORIA E PLOTË)

Para

Gruaja e Canës me ‘’namuz’’, bën veprimin që pakkush do ta imagjinonte (FOTO)

Para
Gruaja e Canës me ‘’namuz’’, bën veprimin që pakkush do ta imagjinonte (FOTO)

Gruaja e Canës me ‘’namuz’’, bën veprimin që pakkush do ta imagjinonte (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.