Pas Mediut edhe Dashamir Shehi është shprehur se ministrat teknikë duhet të tërhiqen nga qeveria pasi kjo po e bën opozitën të duket qesharake. Sipas Shehit kjo vë në pikëpytje aksionet e opozitës, që duhet të jenë frontale.
në një prononcim për “Panoramën” aleati i demokratëve tha se ministrat teknikë rrinë kot në qeveri, ndërkohë që nuk i shërbyen qëllimit për të cilin u emëruan: atë të mbrojtjes së votës.
Për Shehin, Basha duhet t’i largojë sa më parë ministrat teknikë për të dhënë një mesazh politik për opozitë të fortë, pasi në të kundërt qëndrimi i tyre do t’i bëjë qesharake aksionet e ardhshme.
“Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës”, ka thënë Shehi.
“Unë ia kam thënë zotit Basha që para një muaji. Para Mediut. Kur bëri mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar. Ministrat duhet të largohen se s’ka më kuptim të qëndrojnë. Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Kështu që jam plotësisht dakord me atë që ka thënë Mediu. Basha na premtoi se ministrat teknikë do iknin të hënën e asaj jave. Do të paraqitnin një raport ditën e premte dhe do të largoheshin të hënën. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës. Çfarë do të bësh në opozitë ti, kur gjysma e qeverisë është e jotja?! Edhe këto muhabetet jo kanë zbuluar byzylykët, apo ku ta di unë, apo korrupsion të vogël brenda kësaj qeverie, nuk na hyjnë në punë. Koalicioni opozitar duhet të jetë global, duhet të jetë frontal dhe në të gjitha anët. Por, për sa kohë ti ke gjysmën e qeverisë, kuptohet që ridikuliziohet, aksioni bëhet qesharak. Prandaj ministrat teknikë duhet të ikin një orë e më pare”, është shprehur ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post