Dashamir Tahiri ka çelur fushaten elektorale, por në zgjedhjet e 2017-ës dhe këtë fushatë e ka çelur nga qyteti i Vlorës.
Ai shprehet se fushatën e filloi dhe sfidon Shpëtim Idrizin duke i thënë: Të sfidoj të kandidosh në qarkun tim përballë meje. Ndër të tjera Tahiri shkruan se në këtë rikandidim qëllimi kryesor është q ai i zgjidhjes së çështjes Çame dhe për këtë sfidon njeriun qe e ktheu këtë çështje në interes të pazareve të tij personale. Ai e quan Idrizin “çam të ngelur në tentativë”.
Statusi:
FUSHATA IME FILLOI,SHPETIM IDRIZI,TE SFIDOJ TE KANDIDOSH NE QARKUN TIM PERBALLE MEJE
Ne muajin simbol te femres,sot sebashku me nenat,motrat,vajzat dhe grate çame,kemi çelur fushaten elektorale.Ne nje atmosfere festive ku moren pjese qindra zonja dhe zonjusha nga qyteti i Vlores kam startuar fushaten time si kandidat i nje force politike e cila ka qendruar gjithmone besnike Partise Demokratike.Vendimi i drejte i dhene nga ana e gjykates per lejimin e rikandidimit,eshte mirepritur nga ana e mijra qytetareve çam,ku zonjat e komunitetit tone e deshmuan ne festen e tyre. Gjate aktivitetit diten e sotme,zonjat e pranishme dhane mbeshtetjen e tyre maksimale ndaj te djathtes dhe te gjithe simpatizanteve dhe drejtuesve te Partise Demokratike si dhe forcave aleate se jane me ta ne kete moment vendimtar te vendosur ne “Çadren e Lirise”.Ne kete rikandidim ku qellimi kryesor eshte ai i zgjidhjes se çeshtjes Çame,sfidoj njeriun qe e ktheu kete çeshtje ne interes se pazareve te tij personale,”çamit te ngelur ne tentative”,Shpetim Idrizi ,te mbaj fjalen e dhene dhe te kandidoj perballe meje,ne qarkun tim.Sot mesazhi i grave çame eshte i qarte “Partia Demokratike dhe aleatet e saj,jane te vetmet forca qe kane luftuar per ti dhene dhe do ti japin zgjidhje kauzes tone per çamerine”