Dashamir Tahiri, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, pasi lëshoi akuza për kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas tij, Berisha është një burrë shteti, ndryshe nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij nuk e mban fjalën.
“Sali Berisha është burrë shteti. Ku e mban fjalën Rama? Berisha di të bëjë shtet. Sa herë është PS në pushtet ka vetëm mjerim”, tha ndër të tjera Dashamir Tahiri. (A.R/SHUPLAKA)