Kandidati për deputet i PD-së në Vlorë, Dashamir Tahiri, ka çelur fushatën elektorale në këtë qytet. Tahiri është shprehur mjaft i sigurt që do ta fitojë mandatin e deputetit, madje ka deklaruar se Vlora do të hyjë në histori, duke ia marrë mandatin edhe Kryeministrit.
“Ne do jemi bashkë për të rrëzuar këtë qeveri. E dini mirë e keni dëgjuar me fasadat që bëjnë, flasin që do bëjën shtet, por Shqipëria ka 105 vjet shtet. Por çka ndodhur këto 105 vjet, kemi parë 45 vjet regjimin më të keq, por edhe këto katër vjet kemi parë regjimin më të keq. (brohosasin qytetarët: Rama ik!) Po po të iki.
Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, sot u hap fushata, ti ftojmë të tërë derë më derë e shtëpi më shtëpi, që të shpëtojmë nga kjo e keqe.
E keni vënë re që ka nja dy muaj që janë bërë të urtë, flasin butë, nuk e përmendin më fjalën burg, por keni parasysh jo 300 mijë, por 3 milionë shqiptarët që janë do ikin nëse fiton ai.
Edhe njëherë jam këtu për të siguruar zotin Alimadhi, që të gjithë sëbashku do t’ja marrim edhe kryeministrit mandatit, edhe do hyjë në histori Vlora për këtë”, tha Tahiri. (D.D/Shuplaka)