Është zbardhur dëshmia e ish-drejtorit të ARRSH-së, Dashamir Xhika në Prokurori.
Xhika ka mohuar akuzat për të cilat ndodhet në paraburgim.
Ai ka thënë se ka zbatuar procedurat dhe se nuk ka patur asnjë përfitim në punën e tij.
Xhika ka shpjeguar para organit të akuzës se firma e tij është hedhur pasi është drejtori, jo për akte korruptive.
“Kam zbatuar procedurat, asnjë përfitim. Firma është në funksionin e drejtorit, jo për akte korruptive. Ka patur filtra të tjerë për verifikimet.”-mësohet të jetë shprehur Xhika.
Mbi ish-drejtorin e LSI-së rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me fondet publike përkatësisht për aksin Elbasan-Gjinar.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post