Ish-kryeministri Berisha ka publikur denoncimin e një qytetareje (turiste) ku shkruan se pasi vajza e saj është goditur nga një dash i një tufe me delesh në kokë dhe në trup, nuk i ka ardhur në ndihmë as policia dhe as ambulance.
Turistja e cila thotë se ka ardhur nga Austria thotë se do ta çoj këtë çështje në gjykatën e Vjenës.
Berisha shkruan se kjo është gjendja skandaloze e sigurisë në plazhe në shtetin e Noriegës.
POSTIMI I BERISHËS:
Ky eshte turizmi ne shtetin e Norieges!
Turistja dixhitale denoncon:
– plagosjen e vajzes te saj 6 vjeçare nga dashi ne Ksamil!
– mungesen e reagimit te policise!
– mungesen e ndihmes mjeksore per vjazen ne Ksamil!
– mungesen e ndihmes mjeksore per vajzen ne Sarande!
Ky eshte turp dhe krim turizem.
Lexoni mesazhet dhe shikoni videon e turistes dixhitale! sb
“Pershendetje zoti Berisha, jemi duke pushuar plazhet e ksamilit,por pasiguria per pushuesit esht nen zero
Dmth qe diten e par na ndodhi dicka e pa pritur nga nje tuf dhensh ne Plazhin (Paradis) (nje dash nga tufa e dhenve sulmon vajzen time 6 vjecare shtetase Austriake ne koke,ne fytuer dhe ne pjesen e pasme Te trupit,kemi thirur policin ne vendin e ngjarjes dhe policia na ka than skemi cka bejm nuk e dim Ku Ta gjejm pronarin e dhenve ???kemi thirrur Ambulancen nuk ka ardhe?Jem detyruar qe ta coj me makin private ne spitalin e par ne ksamil nuk morra !ndihm aspak , shkuam ne spitalin e dyt ne ksamil 3 Mjek dhe dy motra medicinale shikojn njeri tjetrin!dhe aspak nuk u mjekua vajza 6 vjece nga spitalet e ksamilit,kemi Marre udhezim per ne sarande qe Te shkojm me makin private sepse nuk kishin Ambulanc ne ksamil jo normale per Mendimin Tim.Ne Sarande nuk u be as larja e gjakut ne koke e as ne fytyren dhe trupin e Arianes Vogel.
Respekt Z.Berisha
Arrita diten e dyt Te pushimit Te bej videon me kafshet e tjera Te pronarit Te dhenve dhe shpresoj qe Te zbardhet pronari nga policia e sarandes.
Denoncimi e kam ber ne policin e ksamilit
Dhe do ta dergoj me gjikaten e Austris ne vjene.
Shpresoj me vendosmeri qe Te jet hera e fundit ne shqiperi per pushime nga ana ime dhe familjes dhe farefisit tim dhe shoqeris time Te dashur. (B.H/Shuplaka)