Arrestimi i analistit Kastriot Myftaraj nga Policia e Tiranës ka nxitur reagime të shumta nga ana e të gjithë njerëzve në rrjetet sociale.
Dikush shprehet pro dhe dikush kundër, por ama një gjë është e qartë, Myftaraj është i njohur edhe më herët për shkrimet e tij provokuese.
Nga ana tjetër Policia e Tiranës në reagimin e saj zyrtar është shprehur se Myftaraj me shkrime të tij ka nxitur dhunë dhe thirrje për dhunë.
Mes shumë atyre që e kundërshtojnë këtë arrestim duke e cilësuar si një cënim të demokracisë ka të tjerë si Blendi Salaj që iu drejtohet ‘’dashnorëve të demokracisë’’, duke i thënë se një njeri që bën thirrje për dhunë nuk mund të mbrohet nga ligji.
Më poshte kemi grumbulluar disa nga reagimet:
Mithat Havari:
Po shoh ketu ne fb individe te ndryshem tip militantesh qe akuzojne pa ju dridhur qerpiku me zhargon te ndyre zyrtare te larte te BE qe punojne ne Tirane ne sherbim te demokracis .
Keta tipa servile te ulet te lidershipit perkates , kujtojne se me keto fyerje te renda ndaj personaliteteve te huaj do i bejne me shume demokrat apo socialist , apo shefi do i kete ne konsiderate ti fusi ne lista deputetesh apo funksione te tjera .
Ndoshta ligji duhet te veproje ndaj kesaj kategorie te shthurur menderisht , ka plasur keq , kaq mund te them .
Nuk eshte kjo fjala e lire , nuk eshte kjo demokracia qe duam miqte e mi , nga keto lloji sjelljesh te gjitheve na turperojne .
Pas ketij komenti qe bera une do shoh se serish do vazhdojne me zhargonin do ti largoj , nuk bejne pjese ne miqesin time te matur e te kulturuar .
Sokol Shameti:
Në epoka të tilla çekuilibrimi vlerash, dajaku dhe burgu shërbejnë shpesh për t’i shndërruar rufjanët në heronj dhe heronjtë në rufjanë.
Kështu është sot, e kështu ka qenë, qysh prej burgosjes së Nanos dhe rrahjes së Ramës.
Julian Deda:
Kjo shoqja e Rames, kjo flokekuqja, i ka marre leket qe ne fillim apo i merr ne fund te mandatit te gjitha bashke?
P.s. Po pres te vijne te me arrestojne per kete qe thashe.
Namir Lapardhaja:
Kastriot Myftaraj eshte shembull i shperdorimit ekstrem te lirise se shtypit dhe te shprehjes se fjales se lire. Rasti i fundit nuk eshte i pari, as rrufe ne qiell te hapur. Pavaresisht qendrimeve thellesisht te njeanshme ne favor te pushtetit dhe te PS-se te ambasadores se BE ne Tirane, thirrjet publike nga ana e Myftarajt per ta vrare ate si “nje akt antiterrorist dhe jo terrorist”, jane te papranueshme, te denueshme dhe absurde.
Anxhela Ccikopano:
Fillojmë kurset gjuhësore dhe stilistike për qeverinë:
METAFORË f. let., gjuh.
Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë (p.sh. qesh natyra, vullnet i çeliktë etj.) Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare (gjuhësore).
-Pse të arrestuan?
-Shkrova një metaforë!
Përparim Kabo:
Dëgjova një mesazh se është arrestuar Kastriot Myftaraj…Pse? Se ka shkruajtur një shkrim për zonjën Vllahutin…Kush nuk e njeh Kastriotin do të thoja se ai ka nivel të ulët kulturor, kush nuk e njeh Kastriotin do të lërë të kuptohet haptazi se nuk është rritur me libra dhe me lexime, do tregonte në dritën e diellit se është nga soji frikacakëve…
Kastriot Myftaraj është ndryshe, është një njeri erudit, polemist i hapur dhe guximtar. Kur një autore franceze botoi një libër mbi orgjinën e kombit shqiptar, si një provokim i hapur antishqiptar një libër antishkencor dhe denigrues, ishte Kastrioti që iu gjegj flak për flak me një botim të tijin duke mbrojtur atdheun dhe nderin e tij…
A jam unë dakord me të gjtha ato që shkruan dhe thotë Kastrioti? Jo nuk jam dhe kjo është krejt normale, sepse edhe ai nuk është në një mëndje me shumë ose për ndoca argumente apo spjegime të mijat…Kjo është normale në një vend normal ku fryma dhe qielli mendimit është pluralizmi kulturor. Nuk trembet liria me arrestime. Unë nuk iu them as lëroheni dhe as nxirreni …unë kam një këresë tjetër…Ejani më merni dhe mua dua të jem në një qeli me Kastriot Myftaraj…
Dje një studente po fliste për Procesin e Kafkës në seminar dhe për shëmbull citoi diçka nga akuza që iu bë at Zef Pllumit dhe etërve të tjerë nga rregjimi komunist dhe ku në akuzë shkruhej se… Ju mbani përgjgjësi për kryqëzatat, për pushtimin turk dhe austro-hungarez”…aq sa Ati u shpreh…unë nuk e pranoj këtë akuzë se kam le në vitin 1924 e këto që ju thoni kanë ndodhë para se unë të kisha le… “Nëse do ta mundësh kundërshtarin edhe me provokuesin dhe me të pavërtetin përdor arsyen. Liria e mendimin nuk prangoset sepse liria nuk është trup me duar…Keni kë të arrestoni nga njerëzit e shtetit, keni shumë madje, me kokë me këmbë dhe me pasuri; por Ju nuk I lidhni ata dot sepse jeni të lidhur prej tyre. Kastriot qëndro si të ka hije…unë jam me ty se jam me lirinë e shprehjes…Ju jeni dishepulli saj edhe kur mund të keni qasje apo argumente të gabuara…
Elvi Fundo:
Arrestimi i Kastriot Myftaraj eshte akti i vertete terrorist ndaj fjales se lire.
Po ka pergjegjesi denohet nga gjykata jo nga policia dhe Vlahutini…
Blendi Salaj:
I zhgënjyer nga “Dashnorët e demokracisë” që revoltohen se ka ligj që ndalon të bëjmë thirrje për të vrarë individë të ndryshëm. E para, sepse ky s’është rasti për tu hidhnnuar dhe e dyta sepse e di që bëni kot. Deri sa të dalë më shumë informacion mbajini pantallonat veshur.
Edi Oga:
Unë do të jetoja shumë keq pa dimensionin tim të lirisë së të shprehurit, por në të njejtën kohë ia njoh dhe ia respektoj asaj limitet…
Asnjëherë nuk kam qenë dakord me formën dhe përmbajten e shkrimeve të K.M. Gjithashtu kam përbuzur edhe abuzimin që i kanë bërë në media si personazh karizmatik.
Arrestimi është veprim ekstrem, por besoj se drejtësia do dijë të bëjë drejtësi dhe të mos i bashkohet frymës supresive që na shtyn të gjithëve në autocensurë!
(E.K/SHUPLAKA)